Japoni, mbi 2.000 raste me COVID për herë të parë në tre muajt e fundit
Të dhënat nga Ministria e Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies tregojnë se numri i të infektuarve po rritet në Japoni.
Në Japoni për herë të parë që nga shtatori i vitit 2021 janë regjistruar më shumë se 2 mijë raste ditore të infektimit me koronavirusin e ri (COVID-19).
Të dhënat nga Ministria e Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies tregojnë se numri i të infektuarve po rritet në Japoni.
Kjo është hera e parë që nga 26 shtatori i vitit 2021 që më shumë se 2 mijë njerëz janë infektuar brenda 24 orëve.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 1.740.022, përfshirë 2.638 në 24 orët e fundit. Është regjistruar një vdekje, gjithsej 18.410.
Në repartet e kujdesit intensiv janë 60 pacientë.
Prania e llojit Omicron u zbulua në 37 nga 47 provincat.
Agjencia e lajmeve Kyodo raportoi se ka frikë në mesin e popullatës se vala e gjashtë e infeksionit ka filluar.
Autoritetet pritet të vendosin së shpejti për rikthimin e masave shtesë për të parandaluar përhapjen e infeksionit.























