Omicron dominues, mbi 170 mijë të infektuar në Britani
BKT
   Bota

Omicron dominues, mbi 170 mijë të infektuar në Britani

Britania regjistroi të premten 178,250 raste të reja të Covid-19.

Sipas të dhënave të fundit 229 persona kanë humbur jetën në orët e fundit  si pasojë e komplikacioneve të virusit.

Këto shifra janë pak më të ulëta se të enjten, kur u raportuan 231 vdekje dhe 179,756 infeksione.

Megjithatë, situata e pandemisë në Britani është përkeqësuar javët e fundit, pasi varianti Omicron ka rritur shifrat e të infektuarve.