Macron: Parisi i bashkuar me Romën dhe Berlinin për të mirën e Evropës
BKT
   Bota

Macron: Parisi i bashkuar me Romën dhe Berlinin për të mirën e Evropës

Presidenti francez, Emmanuel Macron, gjatë një konference të përbashkët për shtyp në pallatin presidencial ‘Elysee’ me presidenten e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen, kanë mbështetur një sërë veprimesh të përbashkëta mes Italisë, Francës dhe Gjermanisë për të çuar përpara procesin e integrimit evropian.

“Sa më shumë të punojmë së bashku për Evropën, aq më shumë do të arrijmë diçka të dobishme”, tha Macron, duke shtuar se Parisi synon të shumëfishojë iniciativat me Italinë dhe kur të jetë e mundur do të shumëfishojmë iniciativat e tjera, edhe me me Gjermaninë.

Macron përmend, si shembull aksionin franko-italian, intervista e fundit që ai bëri së bashku me kryeministrin italian, Mario Draghi për ‘Financial Times’ lidhur me reformën e Paktit të Stabilitetit.

“E diskutuam edhe me kancelarin Olaf Scholz, se të gjitha këto bëhen me inteligjencë dhe miqësi. Për mua kjo marrëdhënie (me Italinë) është ndërtuar së bashku, në simbiozë, me miqësinë që kemi me Gjermaninë. Mendoj se kemi shumë gjëra për të bërë në të njëjtën kohë në në nivel partneriteti italo-francez, franko-italian dhe evropian”.

Për Macron, marrëdhënia franko-italiane e forcuar së fundmi me Traktatin Quirinal, “nuk është as zëvendësim dhe as krahasim, në lidhje me miqësinë midis Francës dhe Gjermanisë.

“Kështu i kam parë gjithmonë gjërat. Ne i dimë marrëdhëniet tona dhe nuk dua të evokoj teza të njohura letrare apo psikoanalitike për trekëndëshin e dëshirës këtu, por kur ne të tre shikojmë njëri-tjetrin ka gjithmonë diçka që është e ndërlikuar”.

“Më pëlqen të bëj gjëra të thjeshta: ndaj mendoj se miqësia që kemi me Gjermaninë nuk e pakëson miqësinë që kemi për Italinë dhe anasjelltas”, sipas Macron./atsh