17:11 / 08.01.2022
Jordani, Ministrja gjermane e Mbrojtjes Lambrecht viziton bazën ajrore
Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht ka mbërritur sot në Jordani, vizita e saj e parë zyrtare jashtë vendit këtë vit.
Lambrecht po viziton bazën ajrore ‘Muwaffaq Salti’ për të mësuar më shumë rreth pjesëmarrjes së Gjermanisë në operacionin ndërkombëtar kundër Shtetit Islamik, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.
Lambrecht u takua gjithashtu me ushtarët gjermanë. Rreth 150 ushtarë gjermanë janë aktualisht të stacionuar në Jordani, sipas Bundeswehr.
Ata po mbështesin një koalicion të udhëhequr nga SHBA-ja kundër Shtetit Islamik duke furnizuar me karburant avionët e misionit. Në total, Gjermania po kontribuon aktualisht me rreth 240 ushtarë në operacionet e aleancës kundër terrorizmit në Jordani, Irak dhe Siri. /atsh























