Meksika,vendi i pestë në botë me numrin më të madh të vdekjeve nga COVID-19
BKT
   Bota

Meksika,vendi i pestë në botë me numrin më të madh të vdekjeve nga COVID-19

Meksika është vendi i pestë në botë që regjistron mbi 300,000 vdekje për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Vendi raportoi 131 vdekje të reja të premten, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga Covid-19 në 300,101.

Vetëm Shtetet e Bashkuara, Brazili, India dhe Rusia kanë regjistruar më shumë vdekje nga pandemia.

Në Meksikë, numri i testeve të koronavirusit është jashtëzakonisht i kufizuar. Megjithatë, numri i infeksioneve të reja të konfirmuara zyrtarisht është rritur ndjeshëm. Të premten, numri i infeksioneve u rrit me 28,023 duke e çuar numrin total të tyre në 4,083 118.

Meksika është vendi me vdekshmërinë më të lartë, sipas një studimi të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) në 38 shtetet e saj anëtare. /atsh