Kryeministrja finlandeze Marin: Finlanda “nuk do të shantazhohet” nga Rusia
Përpara bisedimeve të SHBA-së dhe Rusisë, Finlanda përsërit të drejtën e saj për të ruajtur dhe forcuar sigurinë dhe politikën e saj të jashtme pa “shantazh” nga palët tjera.
Kryeministrja Sanna Marin në një intervistë ishte e kujdesshëm që të mos linte hapësirë për interpretime kur iu referua ultimatumeve të Rusisë kundër zgjerimit të NATO-s. “Finlanda vendos për politikën e saj të jashtme dhe të sigurisë. Nuk ka dy mënyra për këtë. Ne nuk do të shantazhohemi”, deklaroi ajo.
Gjatë javës së fundit, presidenti Sauli Niinistö zhvilloi bisedime për situatën në Evropë dhe Ukrainë me kryeministrat suedeze dhe norvegjeze, Magdalena Andersson dhe Jonas Gahr Støre. Telefonata u bënë gjithashtu me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe presidentin portugez Marcelo Rebelo de Sousa.
Debati mbi pozicionin e ardhshëm të sigurisë së Finlandës – dhe Suedisë – vazhdon me shpejtësi.
John Bolton, një ish-këshilltar i SHBA-së për Çështjet e Sigurisë Kombëtare, postoi në Twitter më 5 janar se “Finlanda dhe Suedia janë të zgjuara të këmbëngulin në të drejtën e tyre për t'u bashkuar me NATO-n. Por, ata nuk duhet të presin derisa të jetë tepër vonë për gjënë e vërtetë”.
Në një artikull të botuar në të përditshmen suedeze, Svenska Dagbladet, Edward Lucas, një ish-redaktor në “The Economist”, tani një bashkëpunëtor në Qendrën për Analizën e Politikave Evropiane, parashikoi se kërcënimet ruse do të inkurajonin Finlandën dhe Suedinë të aplikonin për anëtarësim në NATO.
Ai inkurajoi gjithashtu Finlandën dhe Suedinë të shpallin fillimin e përgatitjeve politike, juridike dhe ushtarake për të përmbushur kriteret e anëtarësimit.























