Stoltenberg: NATO e përgatitur edhe për më të keqen për çështjen ukrainase
BKT
   Bota

Stoltenberg: NATO e përgatitur edhe për më të keqen për çështjen ukrainase

NATO është e gatshme ta përballë një konflikti të ri të armatosur në Evropë, nëse negociatat mes SHBA dhe Rusisë për të parandaluar një sulm ndaj Ukrainës, të cilat po hapen sot në Gjenevë, do të dështojnë, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

NATO paralajmëroi Moskën të braktisë politikën e saj luftënxitëse dhe të bashkëpunojë me Perëndimin.

Ndërkohë presidenti rus, Vladimir Putin theksoi se ”Rusia nuk planifikon të pushtojë Ukrainën, por ata do të veprojnë ushtarakisht nëse SHBA dhe NATO injorojnë kërkesat e Moskës për një marrëveshje të re në mbrojtje”, gjë që do të zvogëlonte ndjeshëm mundësitë e aleancës Atlantike në Evropë.

Sipas Stoltenberg ”është e mundur që Perëndimi dhe Rusia të gjejnë së bashku një zgjidhje politike” dhe se ”rreziku i konfliktit vazhdon”.

“Fuqia parandaluese e NATO-s është e besueshme dhe e fortë. Aleanca shpreson dhe punon për më të mirën, por përgatitet edhe për më të keqen”, theksoi Stoltenberg./atsh