13:26 / 11.01.2022
Von der Leyen për Sassoli: Europian i madh dhe italian krenar
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Presidentit të PE, David Sassoli.
Von der Leyen shkruan në Twitter se Sassoli ishte një europian i madh dhe një italian krenar.
“Jam thellësisht e pikëlluar nga humbja e tmerrshme e një italiani krenar dhe një evropiani të madh. David Sassoli ishte një gazetar i dhembshur, një President i shquar i Parlamentit Evropian dhe, para së gjithash, një mik i dashur. Ngushëllimet e mia për familjen. U prefsh në paqe David!”, shkruan Ursula.























