Kanada, më shumë raste në 40 ditët e para të Omicronit sesa në vitin 2020
Varianti Omicron, i zbuluar për herë të parë në Kanada më 29 nëntor 2021, vazhdon të përhapet me shpejtësi në të gjithë vendin.
Në Kanada më shumë raste janë regjistruar në 40 ditët e para me variantin Omicron të koronavirusit të ri (COVID-19) sesa në vitin e parë të pandemisë.
Varianti Omicron, i zbuluar për herë të parë në Kanada më 29 nëntor 2021, vazhdon të përhapet me shpejtësi në të gjithë vendin.
Sipas të dhënave të Ministrisë Federale të Shëndetësisë dhe Agjencisë së Shëndetit Publik, në valën e Omicron në 40 ditët e fundit janë regjistruar gjithsej 777.609 raste të reja.
Nga data 15 shkurt 2020 deri më 31 dhjetor 2020, që konsiderohet fillimi i pandemisë së COVID-19, janë regjistruar 581.395 raste.
Nga ana tjetër, numri i rasteve me COVID-19, i cili më 3 janar 2022 ishte 2.268.241 në të gjithë Kanadanë, arriti në 2.595.280 me një rritje prej 327.039 në periudhën njëjavore deri më 10 janar 2022. Numri i rasteve, i cili ishte 34 mijë në ditë në javën e fundit, shkoi në 46.719.
Në Kanada, numri i personave që humbën jetën për shkak të COVID-19 nga data 3-10 janar 2022 u rrit me 479, duke shkuar nga 30.384 në 30.863.
Trudeau: Kemi mjaft vaksina për të gjithë
Ndërkohë, kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka njoftuar se ka mjaft vaksina në vend që të gjithë të marrin dozën e katërt.
Në një takim online me kryeministrat e shtetit, Trudeau tha se kanë mjaftueshëm vaksina për dy doza, e ndjekur nga një dozë përforcuese dhe më pas një dozë të katërt.
Trudeau deklaroi se këtë muaj 140 milionë komplete testimi të shpejtë do të dërgohen në të gjitha shtetet.
Numri i personave që morën dy doza vaksinë në Kanada është 29.541.242 dhe njoftohet se deri më tani 10.348.741 persona kanë marrë dozën e tretë të përshpejtuar nga vala Omicron.























