Kalimet e paligjshme në BE arrijnë nivelin më të lartë që nga viti 2017
Numri i kalimeve të paligjshme të kufijve në BE arriti nivelin më të lartë që nga viti 2017, vitin e kaluar.
Sipas të dhënave paraprake, agjencia kufitare e BE-së Frontex regjistroi 200,000 kalime të paligjshme të kufijve.
Kjo ishte një rritje prej 36 për qind krahasuar me vitin 2019 dhe 57 për qind krahasuar me vitin 2020, kur kufizimet e koronavirusit patën një ndikim të madh në migracion.
Shumë migrantë kanë mbërritur përmes Mesdheut qendror dhe Ballkanit Perëndimor, ku u regjistruan rreth një e treta e kalimeve të paligjshme kufitare (65,362), që kryheshin nëpërmjet Italisë ose Maltës. Në lidhje me Ballkanin Perëndimor, numri i migrantëve u rrit me 125 për qind në rreth 60,000.
Rritja e migrimit drejt BE-së nëpërmjet Bjellorusisë ishte edhe më e madhe, megjithëse në një nivel shumë më të ulët. Sipas Frontex, janë regjistruar 7,915 kalime të paligjshme, një rritje dhjetëfish në krahasim me vitin e kaluar.
BE-ja akuzon udhëheqësin autoritar bjellorus, Aleksandër Lukashenko për transportimin e qëllimshëm të individëve nga rajonet e krizës në Minsk, me qëllim që t’i kontrabandojë ata prej andej në BE./atsh























