17:22 / 12.01.2022
Izrael, numri i rasteve të reja me COVID-19 arrin në nivel rekord
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, me 43.815 raste e reja të zbuluara në 24 orët e fundit në vend është shënuar një rekord i ri.
Në 24 orët e fundit në Izrael janë regjistruar 43.815 raste me koronavirusin e ri COVID-19.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, me rastet e reja të zbuluara në 24 orët e fundit në vend është shënuar një rekord i ri.
Numri i rasteve në vend nën ndikimin e variantit Omicron është rritur mbi 10 herë që nga fillimi i vitit.
Më 2 janar, kur u regjistrua numri më i lartë i rasteve në vend që nga shtatori 2021, u zbuluan 4.197 raste të reja.























