18:08 / 12.01.2022
Austria regjistron një numër të ri rekord të rasteve
Austria regjistroi një numër të ri rekord të rasteve me koronavirus të mërkurën, ku sipas të dhënave janë konfirmuar 17,000 infeksione të reja në 24 orët e fundit.
Ky numër rastesh është pothuajse dy herë më i madh sesa ai i një jave më parë.
Situata në klinikat e vendit mbetet e qëndrueshme: Numri i pacientëve në stacionet e kujdesit të rregullt dhe të kujdesit intensiv ka shënuar një ulje.
Shumica e rasteve janë raportuar në shtetet e Salzburgut, Tirolit dhe Vjenës. Rekordi i mëparshëm ditor i numrit të rasteve u vendos më 19 nëntor, ku u regjistruan 15,800 raste./atsh























