Numri i rasteve me COVID-19 është në rritje në bazat amerikane në Japoni
Në Japoni, 3.638 persona janë infektuar me COVID-19 në bazat dhe objektet ushtarake amerikane në të gjithë vendin.
Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në bazat dhe objektet ushtarake të SHBA-së në Japoni ka kaluar 3.600.
Zyrtarët e Ministrisë së Jashtme dhanë informacion lidhur me çështjen në një mbledhje të mbajtur në Partinë Liberal Demokrate që ndodhet në pushtet.
Sipas lajmit të cilin transmetuesi publik NHK e bazon mbi zyrtarët, 3.638 persona janë infektuar me COVID-19 në bazat dhe objektet ushtarake amerikane në të gjithë vendin.
Theksohet se 2.302 raste janë zbuluar në bazat amerikane në Okinawa, ndërsa 518 raste në bazën ajrore Iwakuni në Yamaguchi, 245 në bazën Yokosuka në Kanagawa, 109 raste në bazën Atsugi, 183 në bazën Misawa në Aomori, 93 në bazën Yokota në kryeqytetin Tokio dhe 86 raste në bazën Sasebo në Nagasaki.























