SHBA, shkon në mbi 844 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19
BKT
   Bota

SHBA, shkon në mbi 844 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, ka arritur në mbi 63,2 milionë, me 890.079 mijë raste të reja.

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 844.562, prej të cilëve 2.240 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 63,2 milionë, me 890.079 mijë raste të reja.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 6,5 milionë raste të konfirmuara dhe 77.360 të vdekur.

Në SHBA deri më tani më shumë se 247 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, mbi 208 milionë dozën e dytë dhe mbi 77 milionë kanë marrë tri doza.