Italia do të mbajë ceremoninë shtetërore për David Sassoli
BKT
   Bota

Italia do të mbajë ceremoninë shtetërore për David Sassoli

Ceremonia do të mbahet të premten në kishën Santa Maria degli Angeli në Romë.

Italia do të mbajë një ceremoni shtetërore për David Sassoli-n, presidentin e Parlamentit Evropian, i cili vdiq të martën në moshën 65-vjeçare.

Kabineti i kryesuar nga kryeministri Mario Draghi ka vendosur të zhvillojë ceremoninë.

Gazetari i lindur në Firencë, i kthyer në politikan, u shtrua në spital më 26 dhjetor në Itali, tha zyra e tij të hënën, për shkak të “një ndërlikimi serioz për shkak të një mosfunksionimi të sistemit imunitar”.

Ceremonia do të mbahet të premten në kishën Santa Maria degli Angeli në Romë.

Përveç zyrtarëve italianë, në varrim pritet të marrin pjesë edhe presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Në shtator, Sassoli u shtrua në spital me pneumoni dhe nuk ishte në gjendje të drejtonte seancat plenare dhe të merrte pjesë në takime të nivelit të lartë.