Sudan, ish-ministri i Jashtëm fillon grevë urie në burg
BKT
   Bota

Sudan, ish-ministri i Jashtëm fillon grevë urie në burg

Vefa, vajza e Ghandour në një deklaratë për AA, tha se "Babai im Ibrahim Ghandour ka filluar grevën e urisë pa afat për të protestuar mbajtjen e tij në burg prej më se dy vitesh pa u gjykuar".

Ish-ministri i Jashtëm i Sudanit, Ibrahim Ghandour, ka filluar një grevë urie në burgun ku ai mbahet prej më shumë se dy vitesh.

Ghandour i cili ka kryer edhe detyrën e kreut të përgjithshëm të ish-partisë në pushtet Kongresit Kombëtar e cila u mbyll me ndërhyrjen ushtarake në vitin 2019, u arrestua sërish disa orë pas lirimit të tij më 1 nëntor 2021.

Edhe 11 anëtarë të Partisë Kongresi Kombëtar që mbahen në burg pa u gjykuar, kanë hyrë një ditë më parë në grevë urie si reagim kundër mbajtjes së tyre në burg pa u gjykuar.

- Kush është Ibrahim Ghandour ?

Gjatë viteve 2013-2015 Ibrahim Ghandour ka kryer detyrën e zv.presidentit dhe në vitet 2015-2018 detyrën e ministrit të Jashtëm.

Pushteti 30-vjeçar i Omar al-Bashir përfundoi si rezultat i ndërhyrjes së ushtrisë më 11 prill 2019 pas protestave kundër regjimit në mbarë vendin për shkak të kostos së lartë të jetesës në vitin 2018.

Më pas u mbyll partia e Kongresit Kombëtar në pushtet e udhëhequr nga Bashir dhe me arsye të ndryshme u arrestuan dhjetëra persona të afërt me Bashir.

Krahas Ghandour, edhe shumë figura të nivelit të lartë, anëtarë nga Partia Kongresit Kombëtar dhe Lëvizjes Islamike, u arrestuan dhe u dërguan në burg më 29 qershor 2020 me arsyen se kishin "planifikuar veprime armiqësore".

Disa ditë para arrestimit, ndaj Ghandour i cili mori drejtimin e partisë pas ish-presidentit Omar al-Bashir, u drejtuan kritika të ashpra në qeverinë e përkohshme të udhëhequr nga Abdalla Hamdok.