Musk vijon misionet për klientët, lëshon 105 satelitë të tjerë në hapësirë
Sharr Travel

Musk vijon misionet për klientët, lëshon 105 satelitë të tjerë në hapësirë

Kompania “Space X” e Elon Musk përfundoi me sukses misionin e saj “Transporter-3” në hapësirë ku me anë të raketës Falcon 9 lëshoi 100 satelitë të tjerë përpara se të ulej në bazën e Cape Canaveral në Florida.

Ky është misioni i dytë i suksesshëm i Space X për vitin 2022, ku disa ditë më parë, më 6 janar, u hodhën në hapësirë dhe 49 satelitë Starlink.

Kësaj here “Transporter-3” lëshoi 105 mikro dhe nanosatelitë për klientë privatë dhe shtetërorë në lartësinë “Sun Synchronous Orbit”, gjë që konfirmohet dhe nga NASA.