Holanda lehtëson masat, restorantet dhe dyqanet qëndrojnë të mbyllura
   Bota

Holanda lehtëson masat, restorantet dhe dyqanet qëndrojnë të mbyllura

Holanda po i jep fund masës së izolimit të rreptë për shkak të koronavirusit pas katër javësh, por shumë kufizime do të mbeten ende në fuqi, njoftoi sot qeveria.

Dyqanet, parukierët, klubet sportive dhe universitetet do të lejohen të rihapen nga e shtuna. Megjithatë, restorantet, muzetë, teatrot dhe kinematë do të mbeten të mbyllura, tha kryeministri Mark Rutte në Hagë.

Lehtësimi i rregullave vjen mes presionit nga bizneset dhe zemërimit në sektorët e restoranteve dhe kulturës.

Rutte tha se heqja plotësisht e masave kufizuese nuk do të ishte opsioni i duhur për shkak të shifrave dramatike të infeksionit.

Ministri i Shëndetësisë Ernst Kuipers tha se, vendi kishte arritur një fazë të re të pandemisë.

Ai tha se shumë qytetarë dhe pronarë biznesesh ishin të shqetësuar nga masa e izolimit mbarëkombëtar, aktualisht vendi i vetëm në Evropë.

“Ne duhet të mësojmë të jetojmë me virusin,” shtoi Kuipers, ndërsa paralajmëroi se rreziku i mbingarkesës së sistemit shëndetësor mbetet i lartë./atsh