​Gjermania regjistron për herë të parë mbi 500 raste të reja me COVID-19
   Bota

​Gjermania regjistron për herë të parë mbi 500 raste të reja me COVID-19

Gjermania ka regjistruar një nivel të ri në incidencën e saj shtatëditore të infeksioneve, duke shënuar për herë të parë mbi 500 raste të reja, sipas organit të kontrollit të sëmundjeve të vendit.

Instituti Robert Koch (RKI) raportoi sot 515.7 infeksione të reja për 100,000 banorë në javë, krahasuar me 497.1 raste një ditë më parë dhe 362.7 një javë më parë.

Autoritetet shëndetësore gjermane kanë regjistruar 52,504 infeksione në 24 orët e fundit. Një javë më parë u regjistruan 36,552.

Në të gjithë Gjermaninë, një ditë më pare u raportuan 47 vdekje nga koronavirusi, krahasuar me 77 një javë më parë.

RKI raportoi 7,965,977 infeksione të koronavirusit në Gjermani që nga fillimi i pandemisë. Numri i vërtetë i rasteve ka të ngjarë të ketë qenë shumë më i lartë pasi shumë infeksione nuk zbulohen. //


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa