Përmbytje në Izraelin qendror
   Bota

Përmbytje në Izraelin qendror

Izraeli është goditur nga reshje të dendura shiu dhe temperatura të ulëta që nga e premtja, dhe shërbimet e urgjencës kanë shpëtuar njerëzit e ngecur në makina pasi rrugët në shumë qytete janë përmbytur.

Në Bregun Perëndimor, policia dhe zjarrfikësit shpëtuan një burrë dhe një djalë 11-vjeçar, makina e të cilëve u dërgua në një përrua nga uji, shkruan Haaretz.

Në qytetin Lod, rreth 18,000 njerëz në një vendbanim mbetën të izoluar për shkak të përmbytjeve dhe autoritetet lokale paralajmëruan banorët se e vetmja mënyrë për të hyrë dhe dalë nga zona ishte me tren.

Banorët e atij vendbanimi thanë se institucionet shëndetësore nuk janë duke punuar dhe se qendra për testimin e virusit korona nuk është e hapur, raporton Times of Israel.

Stuhia solli edhe shtim të mbulesës së borës në malin Hermon në lartësitë e Golanit, ndaj që nga mëngjesi i sotëm janë matur 25 centimetra borë.