Scholz -Li Keqiang bisedë telefonike për thellimin e partneritetit dypalësh
BKT
   Bota

Scholz -Li Keqiang bisedë telefonike për thellimin e partneritetit dypalësh

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministri kinez Li Keqiang zhvilluan sot një bisedë telefonike ku shkëmbyen mendime lidhur me thellimin e partneritetit të tyre dypalësh dhe marrëdhëniet ekonomike”, njoftoi sot zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit.

Të dy liderët diskutuan gjithashtu rreth situates pandemike, çështjet mjedisore, ngrohjen globale, marrëdhëniet midis Kinës dhe Bashkimit Evropian dhe çështjet ndërkombëtare.

Agjencia zyrtare e lajmeve kineze ‘Xinhua’ raportoi se, Li i atribuoi një rëndësi të madhe marrëdhënieve të Kinës me Gjermaninë. Të dy vendet mbështesin multilateralizmin dhe tregtinë e lirë, tha ai.

Bashkëpunimi i tyre ishte jo vetëm në interes të të dy vendeve, por edhe të Evropës, si dhe të gjithë botës, raportoi ‘Xinhua’.

Kina shpresonte se Gjermania do të vazhdonte të luante një rol pozitiv në promovimin e marrëdhënieve midis Kinës dhe BE-së, tha Li, sipas agjencisë së lajmeve.

Ai shprehu gjithashtu shpresën se Gjermania do t’i trajtonte kompanitë kineze me “një mendje më të hapur” pa dhënë detaje./atsh