Çekia shënon shifra rekord nga koronavirusi
BKT
   Bota

Çekia shënon shifra rekord nga koronavirusi

Republika Çeke raportoi të martën për mbi 20,000 raste të reja me koronavirus.

Kjo është shifra më e lartë e infektimeve ditore që dy shtet ka regjistruar që prej 1 dhjetorit të vitit 2021, tha Ministria çeke e Shëndetësisë.

Republika Çeke, shtet me 10.7 milionë banorë, po përballet me një valë të re të pandemisë, teksa varianti Omicron i koronavirusit ka nisur që të rrisë numrin e të infektuarve.

Qeveria çeke ka shkurtuar periudhën e karantinës dhe izolimit, si pjesë e masave të reja. Megjithatë, autoritetet çeke e kanë bërë të detyrueshme testimin e punëtorëve të kompanive, masë kjo që hyri në fuqi këtë javë.

Të hënën, Ministria e Shëndetësisë së Çekisë njoftoi se ka regjistruar 20,270 raste të reja, që është rritje e lartë krahasuar me 7,342 raste që ishin regjistruar një javë më parë.

Ndërkaq, numri i qytetarëve të hospitalizuar që në dhjetor kishin qenë 7,000, të hënën ishin 1,660./REL