17:24 / 18.01.2022
Uganda fal 79 të burgosur për arsye shëndetësore
Në mesin e të burgosurve të falur është një shtetas i Venezuelës.
Presidenti i Ugandës, Yoweri Museveni ka falur 79 të burgosur, duke marrë parasysh shëndetin e tyre.
Sipas një lajmi në mediat lokale, mësohet se në mesin e të burgosurve të falur është një shtetas i Venezuelës.
Në Ugandë, 883 të burgosur u falën në vitin 2020 për shkak të pandemisë së COVID-19.























