17:29 / 18.01.2022
BE: Të lirohet Navalny, absurde shtimi i akuzave ndaj tij
Bashkimi Evropian ka qënë gjithmonë i qartë në konsiderimin e akuzës dhe vendimit ndaj opozitarit Alexei Navalny si të motivuara politikisht.
”Ne ripërsërisim thirrjen tonë drejtuar autoriteteve ruse për lirimin e tij të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar, pa vonesa të mëtejshme dhe për të respektuar masën e përkohshme të dhënë nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në lidhje me natyrën dhe shkallën e rrezikut për jetën e Navalny”, deklaroi shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, me rastin e përvjetorit të arrestimit të Navalny pas kthimit në Rusi.
“Na vjen keq që Navalny tani duhet të përballet me akuza të reja penale”, shtoi kreu i diplomacisë europiane Borrell./atsh























