Stoltenberg: NATO mbështet të drejtën e vetëmbrojtjes së Ukrainës
   Bota

Stoltenberg: NATO mbështet të drejtën e vetëmbrojtjes së Ukrainës

NATO mbështet integritetin dhe sovranitetin e Ukrainës, deklaroi sot në Berlin sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke theksuar se aleanca Atlantike do të punojë për të siguruar që Ukraina të jetë në gjendje të ushtrojë të drejtën e saj për vetëmbrojtje.

“Unë mendoj se është shumë e rëndësishme që Ukraina të ketë të drejtën e vetëmbrojtjes në kartën e OKB-së”, tha Stoltenberg. “NATO do të mbështesë Ukrainën në këtë çështje”, tha ai.

“Sot u dërgova një ftesë të gjitha vendeve të këshillit NATO-Rusi për një sërë takimesh mbi çështjen e marrëdhënieve ruse, me qëllim përmirësimin e komunikimit, por edhe sigurinë e Evropës”, tha në Berlin sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg./atsh