Adminstrata e Bidenit shpërndan falas miliona maska mbrojtëse N95
   Bota

Adminstrata e Bidenit shpërndan falas miliona maska mbrojtëse N95

Administrata e Joe Biden do të hap dyert e depove për të shpërndarë falas miliona maska mbrojtëse N95, në kohën kur varianti i ri i coronavirusit i njohur si Omicron po përhapet me shpejtësi në tërë botën.

Maskat fillimisht do t’ju shpërndahen barnatoreve dhe komuniteteve të caktuara, nga ku qytetarët më pas mund t’i marrin falas.

Ky plan u zbulua javën e kaluar, ku presidenti amerikan tha se me këtë synon t’i tregojë botës së çfarë maska cilësore do të marrin qytetarët amerikanë.

Madje u ka bërë thirrje qytetarëve që të bartin maskën në ambiente të mbyllura – duke e cilësuar si akt patriot ata që e bëjnë një gjë të tillë