Përfshihet nga flakët pallati, një viktimë dhe nëntë të plagosur
   Bota

Përfshihet nga flakët pallati, një viktimë dhe nëntë të plagosur

Një person u vra dhe nëntë u plagosën, midis tyre pesë oficerë policie, në një zjarr që shpërtheu në një pallat, në Nju Jork të martën e 18 janarit.

Sipas medieve të huaja, zjarri  shpërtheu për shkak të rrjedhjes së gazit.

Mësohet se një pjesë e ndërtesës është shembur, si pasojë e flakëve të mëdha.

Një video e postuar në mediet e huaja tregon flakët dhe tymin  jashtë ndërtesës, ndërsa policia u bën thirrje banorëve të evakuohen.

Në fillim të këtij muaji, 17 njerëz u vranë në Bronx pasi flakët e zjarrit pushtuan në ndërtesë apartamentesh.