Petulla të mbushura
Kuzhina

Petulla të mbushura

Përbërësit

1 kg miell

2 lugë vaj

1 lugë Krip

2 luge sheqer

1 jogurt (kos180ml)

2 vezë

500 ml qumësht

1 pluhur për pjekje

1 lugë maja birre

PËR MBUSHJEN:

ketchup

ajvar

sallame

Suxhuk

djath kaçkavall

Djathi i forte

kërpudha

Hapat
Pak qumesht te vaket,sheqerin dhe maja birren e perziejme dhe leme per 5 minuta te fermentohet.

Ne nje ene qesim miellin,bejme nje si vrime ne mes te miellit.shtojme maja birren e fermentuar,vajin,kripen,jogurtin,pluhurin per pjekje, dhe qumeshtin e vaket.

Masen e perziejme mire me dore derisa te behet nje brum I bute(per amvisat e reja qe nuk e kan idene sa nevoitet miell,shtoni perbersit tjere kurse miell shtoni gradualisht derisa te behet mase brumi).

Brumin e leme ne frigorifer per 2 ore.

Me pas ne tavolinen e punes hollojme peteza te cilat mundesisht u japim formen drejkendshe(me te gjate) me trashesi 5 mm.

Gjysmen e petes e lyejm me ketchup(salc domatesh), ajvar(salce specash),qesim rrathe salami te grire, suxhuku te grire, djathi kackavall te grire ne rende, kerpudhat dhe djath te forte te thermuar.

Pjesen embetur te petes e kthejme persiper pjeses se mbushur dhe mebshtjellim ne forme ‘’katmeri’’, qe most e dali mbushja.

Peten e pergaditur ne kete menyre e fergojme ne vaj te bollshem ne nje tigan pakksa me te madh.

Pjekim nje nga nje dhe servojme te nxehta.

VEREJTJE: Kete brum te pergaditur ne kete menyre mund ta perdorni per 15 dite nese ruhet ne frigorifer,kurse deri 30 dite nese ruhet ne ngrirje te thelle,pra nuk eshte e domosdoshem te pergaditni te gjithin pernjehere.