Francë, një farmacist mashtroi shtetin me fatura të rreme testimi të COVID
BKT
   Bota

Francë, një farmacist mashtroi shtetin me fatura të rreme testimi të COVID

Pretendohet se një farmacist në Paris, me fatura të rreme testimi të COVID-19 ka mashtruar shtetin duke shkaktuar dëm në vlerë prej 18 milionë eurosh.

Pretendohet se një farmacist në kryeqytetin e Francës, Paris, me fatura të rreme testimi të COVID-19 ka mashtruar shtetin duke shkaktuar dëm në vlerë prej 18 milionë eurosh.

Sipas lajmeve në mediat franceze, një farmacist në Paris ka raportuar me faturat e rreme të mijëra PCR dhe mbi 3 milionë komplete të testimit antigjen të COVID-19, të cilat në vend u jepen pa pagesë punonjësve të shëndetësisë.

Farmacisti që ka përgatitur faturat e porosive nëpërmjet shumë farmacistëve të tjerë dhe duke përdorur informacionet e identitetit të shumë mjekëve ka kërkuar rimbursim prej 18 milionë eurosh nga Fondi Parësor i Sigurimit Shëndetësor (CPAM).

Në hetimet e nisura zyrtarët e CPAM konstatuan mospërputhje në faturat e porosive ndërsa policia gjyqësore konstatoi se fletët janë fiktive.

Policia njoftoi se hetimi është në fazën e parë, pasi e arrestoi farmacistin më 17 dhjetor me 800 mijë euro para të gatshme.

Ndërkohë mësohet se edhe një farmacist tjetër në Paris është duke u hetuar për shkak të një mashtrimi të ngjashëm prej 4 milionë eurosh.