Shoferi i Tesla-s në gjykatë pasi shtypi për vdekje 2 persona me autopilot
Prokurorët e qarkut të Los Angelesit kanë ngritur dy kallëzime penale kundër shoferit Kevin George Aziz Riad për një aksident të vitit 2019 që la të vdekur dy persona.
Një gjykatë në shtetin e Kalifornisë në SHBA ka ngritur dy padi të veçanta kundër një shoferi të Tesla-s, i cili kaloi në semaforin e kuq me autopilot dhe u përplas me një automjet tjetër, duke shkaktuar dy viktima.
Prokurorët e qarkut të Los Angelesit kanë ngritur dy kallëzime penale kundër shoferit Kevin George Aziz Riad për një aksident të vitit 2019 që la të vdekur dy persona.
Shoferi 27-vjeçar i automjetit tha se ishte i pafajshëm. Ai u lirua me kusht në pritje të gjykimit.
Po ashtu thuhet se rasti në fjalë nuk është akuza e parë që lidhet me sistemin automatik të drejtimit (autopiloti).























