17:31 / 19.01.2022
Spanjë, 5 të vdekur nga zjarri në një shtëpi pleqsh
Autoritetet spanjolle njoftuan se 5 persona e kanë humbur jetën nga zjarri në një shtëpi pleqsh pranë Valencias në lindje të Spanjës.
Zjarri që shpërtheu në një shtëpi pleqsh në lindje të Spanjës mori 5 jetë njerëzish, njoftuan sot autoritetet.
Shërbimet e urgjencës për rajonin e Valencias thanë se 11 persona të tjerë kërkuan trajtim spitalor.
Zjarrfikësit njoftuan se arritën të shpëtojnë 25 persona nga gjithsej 70 që u evakuuan nga shtëpia e të moshuarve në komunën Moncada në veri të Valencias.
Shkaku i zjarrit ende nuk dihet.























