Venezuelë, shënohet numri më i madh i rasteve ditore me COVID-19
BKT
   Bota

Venezuelë, shënohet numri më i madh i rasteve ditore me COVID-19

Zv/presidenti i Venezuelës, Delcy Rodriguez tha se në vend është regjistruar numri më i madh i rasteve ditore që nga fillimi i pandemisë.

Në 24 orët e fundit 2.090 persona rezultuan pozitivë me COVID-19 në Venezuelë.

Zëvendëspresidenti i Venezuelës, Delcy Rodriguez në një deklaratë në llogarinë e tij në Twitter tha se në vend është regjistruar numri më i madh i rasteve ditore që nga fillimi i pandemisë.

Duke i kërkuar popullit që të marrë pjesë në fushatën e vaksinimit, Rodriguez tha: "Pandemia është rritur në vend me efektin e varianteve infektive ditët e fundit. Qytetarët duhet të rrisin masat e tyre personale. Ndërgjegjësim maksimal dhe masë paraprake maksimale".

Në Venezuelë deri më tani janë shënuar 456.641 raste me COVID-19 ndërsa 5.383 persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit.

Më 4 prill 2021 është regjistruar numri më i madh i rasteve me COVID-19 në një ditë në vend me 1.786 raste.