Mjekët pa Kufij shpëtojnë rreth 90 migrantë në Mesdhe
Organizata private e ndihmës Mjekët pa Kufij (MSF) ka shpëtuar pothuajse 90 persona nga rreziku në det në Mesdheun qendror.
“87 persona, duke përfshirë dy fëmijë shumë të vegjël, janë të sigurt në anijen Geo Barents pasi u larguan nga Libia nga deti herët këtë mëngjes” njoftoi sot MSF.
“Ekipet tona vunë re varkën e mbipopulluar prej gome dhe i sollën migrantët shpejt në bord”, shtoi organizata.
Anija me një ekuipazh prej 20 personash u nis për në destinacionin e saj në Detin Mesdhe pak ditë më parë.
Organizata të tjera private të ndihmës janë aktualisht në rrugën e tyre për të shpëtuar migrantët në det.
Shumica e migrantëve duan të arrijnë në Itali për të hyrë në vendet e BE-së.
Autoritetet italiane shpëtuan rreth 70 persona nga dy varka pranë ishullit Lampedusa, njoftoi sot agjencia e lajmeve italiane ANSA. Ishulli italian shtrihet midis Tunizisë dhe Siçilisë dhe shpesh vizitohet nga migrantët për shkak të afërsisë me bregun e Afrikës Veriore./atsh























