OBSH-ja rekomandon heqjen e masave për udhëtimet ndërkombëtare
Shëndetësi

OBSH-ja rekomandon heqjen e masave për udhëtimet ndërkombëtare

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rekomanduar heqjen ose lehtësimin e masave ndaluese për udhëtimet ndërkombëtare, duke cituar joefikasitetin e masave për të parandaluar shpërndarjen e variantit Omicron.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për shëndetin ka përditësuar rekomandimet gjatë një mbledhjeje të komitetit të emergjencës të mërkurën.

Rekomandimet përfshijnë “heqjen ose lehtësimet e ndalimeve të trafikut ndërkombëtar pasi nuk shtojnë vlerë dhe vazhdojnë të kontribuojnë në stresin ekonomik e social” te disa shtete.

Implementimi i ndalimeve të përgjithshme të udhëtimeve “nuk është efektiv në parandalimin e përhapjes ndërkombëtare”.

“Dështimi i masave të udhëtimit të prezantuara pas zbulimit dhe raportimit të variantit Omicron për të kufizuar përhapjen ndërkombëtare të variantit demonstron joefikasitetin e masave të tilla me kalimin e kohës”, thuhet në njoftimin e agjencisë.

Masat e udhëtimit si maska, testimi e izolimi dhe vaksinimi duhet të merren bazuar në rreziqeve dhe të shmanget vendosja e barrierave financiare për udhëtarët ndërkombëtarë, thuhet ndër rekomandimet.

OBSH-ja ka thënë po ashtu se kërkesa që të dëshmohet vaksinimi për udhëtimet ndërkombëtare mund të mos jetë “e vetmja rrugë” për të parandaluar udhëtimet ndërkombëtare.

“Mos e kërkoni dëshminë e vaksinimit ndaj COVID-19 për udhëtimet ndërkombëtare si kushti i vetëm për të lejuar udhëtimet ndërkombëtare, duke pasur parasysh qasjen e kufizuar botërore dhe shpërndarjen e pabarabartë të vaksinave anti-COVID”, thuhet në rekomandimet e OBSH-së.

Për këtë, OBSH-ja ka rekomanduar lehtësim të masave, duke përfshirë testimet apo izolimet.