11:44 / 20.01.2022
Takimi Blinken-Lavrov, pritet të vendosen hapat e mundshëm në të ardhmen
Moska nuk pret një zgjidhje të menjëhershme mbi konfliktin e Ukrainës në takimin e nesërm në Gjenevë mes ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zaharova.
Zaharova theksoi se të dy krerët e diplomacisë do të duhet të vendosin për “hapat e mëtejshëm” të ardhshëm mbi propozimet e sigurisë të paraqitura nga Moska.
“Palët duhet të rishikojnë rezultatet e bisedimeve të mbajtura javën e kaluar mes të dërguarve rusë dhe amerikanë’’, theksoi Zaharova.
Sipas zëdhënëses, Lavrov dhe Blinken gjithashtu do të duhet të “vendosin për hapat e mundshëm në të ardhmen, duke përfshirë përgjigjen e menjëhershme me shkrim nga SHBA-ja për propozimet ruse’’.























