Google i mundëson tri vendeve të luajnë lojërat Android në kompjuterë
Tech

Google i mundëson tri vendeve të luajnë lojërat Android në kompjuterë

Kompania Google ka mundësuar që në tre vende të ketë përdorim të pakufizuar të Beta aplikacionit të Google Play Games, që u jep mundësi përdoruesve të kompjuterëve me sistemin operativ Windows të luajnë lojërat e tyre të preferuara Android.

Përdoruesit në Hong Kong, Korenë e Jugut dhe Tajvan, nga e premtja mund të lajmërohen për qasje në Beta të aplikacionit Google dedikuar për kompjuterët Windows, me qëllim që të mund të luajnë lojërat e popullarizuara Android siç janë “Mobile Legends”, “Summoners War”, “State of Survival” dhe “Three Kingdoms Tactics”.

Google premton kalim të lehtë nga telefoni i mençur në tablet, Chromebook dhe kompjuterë me sistem operativ Windows.

“Lojtarët mund të kërkojnë lehtë, të shkarkojnë dhe luajnë lojërat e tyre mobile të preferuara nëpër kompjuterët e tyre – duke përdorur ekranet më të mëdha, miun dhe tastierën”, tha menaxheri i produketit Arjun Dayal.