21:16 / 20.01.2022
Von der Leyen: BE ka dhuruar 1,6 miliardë vaksina
Gjatë krizës së Covid-19 Bashkimi Evropian u ka dorëzuar qytetarëve të tij 1,2 miliardë doza vaksina dhe BE ishte i vetmi rajon i botës që vazhdoi të dhuronte vaksina, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen .
Këto deklarata Von der Leyen i bëri në Forumin Botëror Ekonomik të Davosit, i cili po zhvillohet online për të dytin vit rresht.
”Pothuaj 1,6 miliardë doza të prodhuara në BE janë dorëzuar në mbi 150 vende”, theksoi presidentja.
Von der Leyen vuri në dukje se ”vaksinat mRNA u zhvilluan nga shkencëtarët evropianë” dhe se ”rezultatet e arritura gjatë pandemisë tregojnë se demokracitë janë efikase dhe efektive për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve”.























