22:07 / 20.01.2022
Biden sqaron komentet për Rusinë dhe pushtimin e mundshëm të Ukrainës
Presidenti amerikan Joe Biden kërkoi të qartësonte qëndrimin e tij lidhur me çdo pushtim të mundshëm të Ukrainës nga Rusia, pasi komentet e mëparshme çuan në kritika dhe keqkuptime.
“Nëse çdo njësi e forcave ruse që lëviz përtej kufirit ukrainas, atëherë ky është një pushtim” , tha Biden.
“Rusia do të përballet me sanksione të ashpra ekonomike që i kam diskutuar në detaje me aleatët tanë, si dhe i kam paraqitur shumë qartë për presidentin Putin”, shtoi ai.
“Putini duhet të bëjë një zgjedhje. Rusia do të paguajë një çmim të madh”, tha Biden.
“Rusia ka një histori të gjatë të përdorimit të masave të tjera përveç veprimeve të hapura ushtarake për të kryer agresion. Ne duhet të jemi të gatshëm për t’iu përgjigjur veprimeve ruse”, tha Biden./atsh























