Google po punon në prodhimin e kufjeve AR
Tech

Google po punon në prodhimin e kufjeve AR

Google thuhet është duke punuar në prodhimin e kufjeve të saj AR (Augemented Reality) për t’u përballur me kompanitë si Meta dhe Apple, të cilat të dyja këto janë përfolur se po zhvillojnë kufje të reja AR.

Sipas një raporti të The Verge, burime anonime nga Google kanë zbuluar se krahu i AR i kompanisë do të quhet Project Iris.

Prototipet e para të kufjeve të reja të Google thuhet se janë duke u zhvilluar tashmë në një objekt në Zonën e Gjirit të San Franciskos.

Kufjet mund të mos dalin në treg përpara vitit 2024.

Ende nuk dihet nëse Google do të investojë në AR dhe VR në të njëjtën mënyrë sikurse Meta, e cila po shpenzon miliarda dollarë çdo vit në projektin e saj AR.