Avioni kthehet në aeroport pasi një udhëtare nuk mbante maskë
BKT
   Bota

Avioni kthehet në aeroport pasi një udhëtare nuk mbante maskë

Sipas lajmit të BBC, thuhet se pasi avioni me 129 udhëtarë u kthye në Miami, policia e shoqëroi gruan (40) teksa zbriste nga avioni.

Avioni i "American Airlines" i linjës Miami - Londër është kthyer në aeroport pasi një udhëtare refuzoi të mbante maskë.

Sipas lajmit të BBC, thuhet se pasi avioni me 129 udhëtarë u kthye në Miami, policia e shoqëroi gruan (40) teksa zbriste nga avioni.

Përderisa vazhdon hetimi, kompania ajrore e vendosi gruan në listën e personave të ndaluar të udhëtojnë me "American Airlines".

Pasi zbriti nga avioni, një pasagjere për WFOR-TV tha se "Të gjithë ishin të shokuar" ndërsa një pasagjere tjetër tha se ishte e zhgënjyer.

Sipas Administratës Federale të Aviacionit të SHBA-së, linja ajrore raportoi gati 6.000 raste vitin e kaluar dhe 151 në dy javët e para të këtij viti, pasagjerë të cilët shkelën rregullat duke refuzuar të mbanin maska.