Samsung tërheq reklamën ndaj së cilës reaguan muslimanët në Singapor
Tech

Samsung tërheq reklamën ndaj së cilës reaguan muslimanët në Singapor

Pas reagimit të ashpër nga komuniteti musliman në Singapor se reklama po përpiqej të impononte ideologjinë e LGBT-së, Samsung e hoqi reklamën nga të gjitha platformat.

Gjiganti i elektronikës Samsung tërhoqi reklamën e publikuar në Singapor pas reagimit të muslimanëve në vend.

Sipas lajmit të BBC-së, reklama e Samsung-ut në Singapor shfaqte imazhe të një nëne me shami që përkrah djalin e saj, i veshur si një grua.

Pas reagimit të ashpër nga komuniteti musliman në Singapor se reklama po përpiqej të impononte ideologjinë e LGBT-së, Samsung e hoqi reklamën nga të gjitha platformat.

Në një deklaratë nga "Samsung Singapore" thuhet se ishin në dijeni se videoja mund të perceptohej si "e pandjeshme dhe ofenduese" dhe se ishte e pamjaftueshme në këtë drejtim.