OKB: Ndihmat në rajonin Tigray në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave
Konflikti në veri të Etiopisë ka zhvendosur rreth 2.5 milionë njerëz ndërsa mbi 5 milionë kanë nevojë për ndihmë emergjente.
Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) njoftoi se ndihmat humanitare në rajonin Trigray në veri të Etiopisë, kanë mbetur në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave për shkak të konfliktit.
Në një deklaratë nga OKB-ja, paralajmërohet se për shkak të mungesës ushqimore mbi 50 mijë fëmijë në rajon ndodhen përballë mungesës serioze ushqimore.
Më tej bëhet e ditur se ndihmat humanitare në rajonin Trigray kanë mbetur në nivelin më të ulët për shkak të konfliktit që vazhdon mes ushtrisë së Etiopisë dhe Frontit Popullor Çlirimtar Tigray (TPLF).
Në Tigray jetojnë 6 milionë njerëz të cilët janë "pothuajse plotësisht të rraskapitur", thuhet në deklaratën në të cilën theksohet se situata humanitare në zonat e rrethuara është përkeqësuar për shkak të konfliktit.
Më tej thuhet se përveç se në Tigray, kriza humanitare po rritet çdo ditë e më shumë edhe në rajonet Amhara dhe Afar.
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC) më 18 janar njoftoi se për shkak të konfliktit në veri të Etiopisë, popullata nuk mund të marrë shërbimet shëndetësore bazë dhe se personat me sëmundje kronike kanë humbur jetën.
Konflikti në Etiopi
Në Etiopi, ku lufta e brendshme vazhdon prej më shumë se një viti, me qëllimin për të vendosur paqen për herë të parë më 29 dhjetor 2021 u formua Komisioni Kombëtar i Dialogut i përbërë nga 11 persona.
Etiopia e cila largoi rebelët e Frontit Popullor Çlirimtar të Tigray (TPLF) nga rajonet Amhara dhe Afar në veri të vendit njoftoi se po planifikonte sërish një operacion në rajonin Tigray.
Konflikti në veri të Etiopisë ka zhvendosur rreth 2.5 milionë njerëz ndërsa mbi 5 milionë kanë nevojë për ndihmë emergjente.























