Kryebashkiaku i New Yorkut do të marrë pagën e parë në kriptovalutë
BKT
   Bota

Kryebashkiaku i New Yorkut do të marrë pagën e parë në kriptovalutë

"New Yorku është qendra e botës dhe duam që ky qytet të jetë qendra e kriptovalutave dhe risive të tjera financiare", tha kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams.

Kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams deklaroi se do të pranojë pagën e parë në kriptovalutë Bitcoin dhe Ethereum dhe jo në dollarë.

Ai kështu edhe njëherë bëri të ditur mbështetjen dhe dëshirën e tij që New Yorku të bëhet qendër e kripto monedhave.

"New Yorku është qendra e botës dhe duam që ky qytet të jetë qendra e kriptovalutave dhe risive të tjera financiare", ka thënë Adams.

Pasi u zgjodh në krye të New Yorkut, Adams propozoi që kriptovaluta dhe teknologjia blockchain të mësohen në shkolla.

Në SHBA zhvillohet një betejë e ashpër midis New Yorkut dhe Majamit për marrjen e qendrës së kriptos.