19:20 / 21.01.2022
Japonia miraton vaksinën anti-COVID për fëmijët e grupmoshës 5-11 vjeç
Media lokale tha se vaksinimi i kësaj grupmoshe, që do të fillojë nga marsi i këtij viti, do të përfshijë tetë milionë fëmijë në fazën e parë.
Japonia ka miratuar administrimin e vaksinës Pfizer kundër koronavirusit (COVID-19) për fëmijët e grupmoshës 5-11 vjeç.
Autorizimi është dhënë nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa deri më tani vaksina administrohej nga mosha 12 vjeç e më lart.
Agjencia Kyodo raportoi se vaksinimi i kësaj grupmoshe, që do të fillojë nga marsi i këtij viti, do të përfshijë tetë milionë fëmijë në fazën e parë.
Pfizer kishte aplikuar për autorizim vaksinimi për fëmijët 5-11 vjeç në Japoni në nëntor 2021.























