Spanjë, bien rastet me Covid-19 për të katërtën ditë radhazi
BKT
   Bota

Spanjë, bien rastet me Covid-19 për të katërtën ditë radhazi

Numri i infeksioneve të reja me koronavirus në Spanjë ka shënuar një rënie për të katërtën ditë radhazi.

Incidenca shtatëditore për 100,000 banorë ishte 1,458, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë. Ndërsa incidenca shtatëditore në Gjermani aktualisht është 706.

Ekspertët theksuan se shifrat aktualisht mund të kenë një diferencë më të lartë gabimi për shkak të mbingarkesës në sistemet e regjistrimit dhe raportimit.

Edhe pse numrat e infeksioneve janë ende shumë të larta në Spanjë, shumica e të infektuarve nuk shfaqin simptoma të Covid-19 ose vetëm të lehta. Kjo është për shkak të shkallës së lartë të vaksinimit në vend, ku mbi 80 për qind e popullsisë ka kryer dy dozat e vaksinës dhe pothuajse 40 për qind kanë kryer dozën përforcuese.

Përsa i përket shtretërve të kujdesit intensiv, 23 për qind janë të zënë nga pacientët me Covid-19. Në fund të dhjetorit, kjo shifër ishte 18 për qind./atsh