Protestë kundër dhunës policore në Bruksel
BKT
   Bota

Protestë kundër dhunës policore në Bruksel

Protestuesit u mblodhën përpara stacionit qendror të trenave (Gare Central) në kryeqytetin belg me pankarta në duar dhe hodhën slogane kundër racizmit.

Rreth 200 persona zhvilluan protestë kundër racizmit dhe dhunës policore në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel.

Protestuesit u mblodhën përpara stacionit qendror të trenave (Gare Central) në Bruksel me pankarta në duar dhe hodhën slogane kundër racizmit.

Në fjalimet e tyre kundër dhunës policore në rritje dhe projektligjit të ri të sigurisë në Belgjikë, protestuesit kërkuan nga njësitë e sigurisë zbardhjen e ngjarjeve raciste dhe zbulimin e strukturave raciste në njësitë e policisë.

Protestuesit mbajtën në duar pankarta me mbishkrimet: "Së bashku kundër racizmit në radhët e njësive të sigurisë", "Ndaloni dhunën policore", "Racizmi përçan" dhe "Ndaloni brutalitetin e policisë".