Shoigu pranon ftesën e Wallace për bisedime mbi çështjen ukrainase
Ministri rus i mbrojtjes pranoi një ftesë për t’u takuar me sekretarin Britanik të Mbrojtjes Ben Wallace në mes të tensioneve mbi Ukrainën.
Wallace i bëri një ftesë homologut të tij rus, Sergei Shoigu, për të vizituar Londrën për të diskutuar sigurinë reciproke në fillim të kësaj jave.
Shoigu në vend të kësaj ofroi të takohej në Moskë, duke pasur parasysh bisedimet e fundit dypalëshe të mbrojtjes midis vendeve që u zhvilluan në Londër.
Një burim kryesor i mbrojtjes theksoi se ‘’ministri Wallace është i kënaqur që Rusia ka pranuar ftesën për të folur me homologun e saj’’.
Duke qenë se mbrojtja e fundit dypalëshe mes dy vendeve tona u zhvillua në Londër në vitin 2013, ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu ofroi të takohej në Moskë në vend të kësaj.
Sekretari i Shtetit pritet të eksplorojë të gjitha rrugët për të arritur stabilitetin dhe zgjidhjen e krizës ukrainase.
Takimi vjen pasi Downing Street paralajmëroi se Rusia do të “dënohej” nëse vendi ndërmerr ndonjë “veprim destabilizues” në Ukrainë.
Zyra e kryeministrit britanik tha se ‘’nëse presidenti rus Vladimir Putin fillon një ofensivë, do të ketë një paketë radikale masash të nisura nga Britania e Madhe dhe aleatët e saj kundër Kremlinit’’./atsh























