Lambrecht: Gjermania po ndërton një spital fushor në Ukrainë
BKT
   Bota

Lambrecht: Gjermania po ndërton një spital fushor në Ukrainë

Në konfliktin në Ukrainë, qeveria gjermane dëshiron të dorëzojë një spital fushor në Kiev, por refuzon furnizimin me armë.

Në muajin shkurt do t’i dorrëzojmë Ukrainës një spital të financuar nga Gjermania për një shumë prej 5.3 milionë eurosh’’, deklaroi ministrja gjermane e mbrojtjes Christine Lambrecht.

‘’Gjermania gjithashtu ka furnizuar Ukrainën me respiratorë dhe po trajton ushtarët ukrainas të plagosur rëndë në spitalet e Bundeswehr-it, theksoi ministrja.

Qeveria gjermane duhet të bëjë gjithçka për të reduktuar situatën e krizës. Dorëzimi i armëve nuk do të ishte i dobishëm për momentin, ky është konsensusi në qeverinë federale”, theksoi politikanja socialdemokrate.

Lambrecht refuzoi gjithashtu vënien në punë të gazsjellësit Nord Stream 2 nga Rusia në Gjermani në rast të një sulmi rus në Ukrainë.

“Ideja se mund të shpërthejë një luftë në mes të Evropës, e iniciuar nga Rusia, ndërsa në të njëjtën kohë po krijohet bashkëpunimi ekonomik, është krejtësisht absurde”, theksoi Lambrecht./atsh