Rusia raporton mbi 50 000 infeksione të reja
BKT
   Bota

Rusia raporton mbi 50 000 infeksione të reja

Situata e koronavirusit në Rusi po përkeqësohet, ndërsa numri i infeksioneve të reja ka arritur në 57,200 brenda një dite, një nivel i ri që nga fillimi i pandemisë në pranverën e vitit 2020, sipas statistikave të qeverisë.

Prej disa ditësh, numri i rasteve me Covid-19 është rritur me shpejtësi pas një lehtësimi në fillim të vitit, për shkak të përhapjes së variantit Omicron, i cili, sipas agjencisë së lajmeve “Interfax”, tani është zbuluar në 64 rajone të Rusisë.

Aktualisht, Omicron përbën 48 për qind të të gjitha infeksioneve, ndërsa varianti Delta për 52 për qind.

Metropoli më i madh i Evropës, Moska, është veçanërisht i prekur, me 16,000 infeksione të reja të raportuara brenda 24 orëve të fundit. Autoritetet tashmë kanë shtuar numrin e shtretërve spitalorë. Megjithatë, nuk ka kufizime të mëdha./atsh