Polonia regjistron një numër rekord të rasteve për të dytën ditë radhazi
Infeksionet e reja me koronavirus në Poloni kanë arritur një numër rekord për të dytën ditë radhazi, pasi brenda 24 orëve janë shtuar 40,876 raste të reja, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.
Kjo është shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë. Në të njëjtën periudhë, u raportuan 193 vdekje për shkak të Covid-19. Polonia ka rreth 38 milionë banorë.
Javën e kaluar, politikat e qeverisë polake për koronavirusin kanë çuar në një revoltë të hapur në organin e saj këshillues mjekësor. Në protestën kundër rritjes së ndikimit të kundërshtarëve të vaksinimit, 13 nga 17 anëtarët u larguan nga Këshilli Mjekësor.
Kryeministri Mateusz Morawiecki njoftoi të premten se këshilli do të riorganizohej. Në të ardhmen, nuk do të përbëhet vetëm nga mjekë./atsh























